Kongresmenia amerikane, Tulsi Gabbard, e ka akuzuar ish-kandidaten për presidente, Hillary Klinton, se qëndron pas një fushate të bashkërenduar për të shkatërruar reputacionin e saj dhe e sfidoi atë të ndalonte të fshihej dhe të hynte në garën presidenciale të vitit 2020.
“Mrekulli! Faleminderit Hillary Klinton” ka postuar Gabbard të premten pasdite. “Ju, mbretëresha e luftënxitësve, mishërimi i korrupsionit dhe personifikimi i kalbjes që e sëmuri Partinë Demokratike për kaq kohë, keni dalë më në fund nga prapa perdes. Nga dita kur shpalla kandidaturën time, ka pasur një aleate të fuqishme median e korporatës dhe makinërinë e luftës, nga frika e kërcënimit që unë paraqes.
Tani është e qartë se kjo është mes jush dhe meje. Mos u fshihni si frikacake pas përfaqësuesve tuaj. Bashkohuni direkt në garën për presidente.” – shkruan Gabbard.
Klinton, e cila i ka fajësuar të gjithë, nga FBI deri te Rusia për humbjen e saj në vitin 2016 ndaj Donald Trump, tha në një intervistë të enjten se “rusët” po “mblidheshin” përreth një kandidati demokrat për të kandiduar si palë e tretë në këtë garë.
Ndërsa nuk e përcaktonte Gabbard me emër, zëdhënësi i saj dha një deklaratë për “CNN”, duke mos lënë vend për dyshime.
Nga të gjithë kandidatët demokratë në garë, Gabbard ka qenë nën zjarrin “e rëndë” nga gazetarët që më parë i dhanë krahë Klintonit.