Vendosni fjalën kyçe....

“Në qeveri ka njerëz që i kanë duart me gjak, do kthehemi në pushtet” – Salvini në manifestimin e së djathtës në Romë


Ish-zv.kryeministrat italianë, Salvini (Lega) e Berlusconi (Forza Italia) si dhe shefja e partisë konservatore (Fratelli D’iItalia), kanë organizuar një tubim në kryeqytetin italianë Romë në sheshin “San Giovanni”, dikur vend simbol i së majtës.

Salvini, i cili ka qenë numri 2 i qeverisë italiane deri para pak javësh, deklaroi se e djathta do kthehej sërish në pushtet shumë shpejt.

“Sot jemi 200 mijë në këtë shesh. Mënyra e vetme për të luftuar evazionin fiskal është ulja e taksave. Për mua italian është kushdo që ka mbërritur në këtë vend me dokumente të rregullta. Do rimarrim nën kontroll vendin tonë pa pritur urdhra nga Berlini apo Parisi. ”- tha Salvini.

Më tej ai foli ashpër për politikat qeveritare për sa i përket emigracionit duke ritheksuar politikën e e porteve ëtë mbyllura italiane për emigrantët e paligjshëm.

Ndërkohë nuk harron të thumbojë edhe ish-kryeministri italian, Renzi.

“Në qeveri kemi njerëz me duar të lyera me gjak. Më ka ardhur në majë të hundës që fjala e një mashtruesi vlen më shumë se e një polici. Nëse doja ta fyeja Renzin do përshëndeshja prindërit e mi që janë në shtëpi si njerëz të lirë dhe jo nën arrest shtëpie.” – shtoi Salvini.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *