Një numër ministrash e deputetësh të profilit të lartë në qeverinë në Mbretërisë e Bashkuar kërkuan shoqërimin e skuadrave të oficerëve të policisë për t’i mbrojtur ata nga turmat e zemëruara, ndërsa ata u përpoqën të largoheshin nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar pas votimit të së shtunës lidhur me Brexit.
Konservatorët Michael Gove, Andrea Leader e Jacob Rees-Mogg si dhe laburistja Diane Abbott ishin mes ligjvënësve që u shoqëruan nga Westminster, pasi njerëzit nga të dy “anët” e debatit mbi Brexit, turfullonin të zemëruar në rrugë, pas votimit të së shtunës që i kërkon kryeministrit Johnson të shtyjë procesin.
Së bashku me një duzinë oficerësh, Rees-Mogg u shoqërua gjithashtu nga djali i tij i ri kur u përball me britma nga protestuesit e tërbuar.
Diane Abbott i Labour gjithashtu la parlamentin nën shoqërimine një numri të madh policësh.