Kryeministri britanik Boris Johnson është zotuar të largohet nga Bashkimi Evropian me ose pa një marrëveshje deri më 31 tetor, edhe pasi deputetët votuan kundër marrëveshjes së tij me unionin.
“Unë nuk do të negocioj një shtyrje me BE-në dhe as ligji nuk do të më detyrojë ta bëj këtë,” i tha Johnson, Parlamentit pas kalimit të amandamentit “Letwin”, përveç marrëveshjes së propozuar të Johnson. Kjo marrëveshje e mban pezull planin derisa të kalkojë legjislacioni i duhur, që duhet miratuar gjithashtu edha nga Parlamenti.
Miratimi i amendamentit do të thotë që Johnson tani është i detyruar të kërkojë nga Brukseli një vonesë tre-mujore për Brexit deri në fund të së shtunës, siç përcaktohet nga “Ligji Benn”.
Johnson, megjithatë, ka sinjalizuar se ai mund të kundërshtojë aktin, duke u thënë ligjvënësve se “vonesa e mëtejshme do të jetë e keqe për Britaninë e Madhe, e keqe për Bashkimin Evropian dhe e keqe për demokracinë”.
Në vend të kësaj, ai tha se qeveria e tij do të prezantojë legjislacionin e ri të Brexit, kur deputetët të mblidhen përsëri javën e ardhshme.