Partizani ka fituar në minutat shtesë të ndeshjes ndaj Vllaznisë duke rrëmbyer vendin e dytë në renditje.
Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt barazimi, dy gola të Çinarit e Asanit i kanë dhënë fitoren ekipit kryeqytetas.
Edhe Tirana ka arritur të fitojë ndaj Laçit me 3 golat e ndeshjes të shënuar në pjesën e parë të takimit.
Skënderbeu nga ana e tij nuk ka mundur dot të marrë më shumë se një barazim në sfidën ndaj Kukësit.
Pas kësaj jave, në krye të renditjes mbetet Teuta e ndjekur nga Partizani e Tirana ndërsa renditjen e mbyll Flamurtari.