Vendosni fjalën kyçe....

Pas “JO”-së nga BE-ja, Zaev propozon zgjedhje të parakohshme


Pas përgjigjes negative nga Këshilli Europian për hapjen e negociatave, kryeministri Zoran Zaev ka propozuar zgjedhje të parakohshme.

 “Para dy ditësh Brukuseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Ky është një gabim historik i Evropës. Falënderojmë shumicën e liderëve të Evropës. Ky është një vendim i Evropës dhe problemeve të tyre të brendshme. Ne jemi përgjegjës dhe kjo kërkon nga ne vendim serioz, secili politikan duhet të jetë përgjegjës, dal me përgjegjësi para qytetarëve. Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve”– tha Zaev.

Pas marrjes së përgjigjes negative për negociatat, Zaev u gjend përpara një presioni politik dhe mediatik për të dhënë dorëheqjen si kryeministër, pasi ai vetë kishte deklaruar më parë se do ta bënte këtë në rast se nuk hapeshin negociatat./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *