Vendosni fjalën kyçe....

“Rama ka dështuar e s’mund ta drejtojë më vendin, për mosçeljen e negociatave s’është përgjegjës Macron”


Ish-ministrja e Jashtme e PS-së, Arta Dade, ka deklaruar se Shqipëria nuk i ka bërë detyrat e saj për të pretenduar çeljen  e negociatave.

Në emisionin “Kjo Javë” në “News24”  se ndryshe nga kryeministri shqiptar, ai i Maqedonisë së Veriut, Zaev, tregoi përgjegjshmëri para popullit të tij.

“Unë besoj se kryeministri Zoran Zaev ka treguar përgjegjësi para popullit. Zaevi u ul me Tsiprasin për të zgjidhur çështjen e emrit. Unë them se Rama ka dështuar dhe nuk mund ta drejtojë më këtë vend, sepse ka skandal pas skandali. Duhet bërë më shumë për reformën zgjedhore, sepse edhe zgjedhjet sipas ODIHR ishin larg një vendi demokratik.” – tha ajo.

Më tej, ish-zyrtarja e lartë socialiste tha se kryeministri Rama dhe ministri Cakaj kanë përgjegjësi për mosçeljen e negociatave dhe duhet t’i mbajnë ato.

“Kam ndjekur me vëmendje Ramën dhe Gent Cakajn, që tha se as kryeministri dhe as ai nuk kanë thënë se do japin dorëheqjen dhe se do të hapin negociatat. Këtu nuk ka të bëjë fare nëse je zotuar apo jo. Ka mendësi të deformuar. Negociatat do i hapë BE, ne vetëm duhet të përmbushim detyrat. Ne po justifikohemi. Cakaj është njeriu përgjegjës sot për mos-hapje negociatash se ka qenë ministër . Në rast se realisht ka arritje, pse nuk ka bindur Francën.” – shtoi Dade.

Ajo theksoi gjithashtu se nuk është faji i Francës për mosçeljen e negociatave pasi vendet kundër çeljes kanë qenë më shumë se një. Dhe se Rama duhet të reflektojë në këtë situatë të re që është krijuar.

“Nuk është qasja e duhur në mënyrë të veçantë për një kryeministër, pasi ky duhet të jetë një moment reflektimi. Asnjëherë kur ka dështime, unë nuk kam vënë re as te kryeministri edhe as te politikanë të tjerë të mazhorancës që të vënë gishtin ndaj vetes. Nuk besoj se problemet që ka vetë BE do ta pengonin Zvicrën, Norvegjinë apo Islandën për t’u anëtarësuar. Duhet ta shohim gjithçka brenda vetes sot. A i kemi bërë detyrat e shtëpisë. Shqipërisë nuk i ka munguar mbështetja e partnerëve tanë, nuk ka dashakeqësi. Lufta kundër korrupsionit a ka dhënë rezultate, apo korrupsioni ka vajtur në të gjitha nivelet. Më lejoni të kujtoj aferën e madhe korruptive, për të cilën nuk kemi asnjë përgjegjësi, 1 km rrugë të kushtojë 20 mln euro. Ka një rënie nga të gjitha nivelet, kemi rënie të biznesit, të përthithjes së investimeve të huaja.Nuk është përgjegjës Macron për shqiptarët, që kanë vajtur e kërkojnë azil atje.” – shtoi Dade.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *