Vendosni fjalën kyçe....

Shkrumbohet apartamenti te banesat sociale në Shkozë, nëna e tre fëmijëve: S’kam asgjë tani


Një apartament u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në Tiranë, në një prej banesave sociale në zonën e Shkozës.

Apartamenti i përfshirë nga flakët ndodhet në katin e pestë dhe të fundit të pallatit. Zjarri si fillim kishte rënë në kuzhinë, për t’u përhapur më pas në të gjithë banesën.

Në banesë kanë qenë çifti i bashkëshortëve dhe 3 fëmijët e tyre, të cilët për fat kanë shpëtuar pa lënduar.

“Ne ishim në gjumë dhe u ngritëm të tmerruar kur pamë tymin dhe flakët. Zjarri ra tek kuzhina”, kështu tha nëna e 3 fëmijëve, në një prononcim për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ .

Gruaja tha se burri i saj kishte shkelmuar derën e apartamentit, pasi ishte bllokuar. Nëna e tre fëmijëve kërkon ndihmë, pasi gjithçka që kishin u shkrumbua nga flakët.

“Ne ishim në gjumë dhe u ngritëm të tmerruar. Se pashë orën fare me vrap kam ikur. Zjarri ra tek kuzhina. Kam 4 vjet që jetoj aty. Njëherë ka pasur defekt e ka rregulluar babi im. U dogj gjithçka, s’kam asgjë tjetër tani. Tani shpresoj që të na ndihmojë bashkia. Atë mall që kisha lart, me ato haja bukë. Dhe ato u dogjën. Do ngel kështu tani…(tregon duart)”, thotë gruaja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *