Vendosni fjalën kyçe....

Trump njofton largimin e Sekretarit të Energjisë, emëron pasuesin


Presidenti amerikan, Trump, ka pohuar se Sekretari i Energjisë, Rick, Perry, do dorëhiqet deri në fund të vitit.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka bërë të ditur emrin që do e pasojë atë në postin në fjalë, zv. Sekretari, Dan Brouillette. Trump e ka quajtur Brouillete një “profesionist” me përvojë “të pashembullt” në këtë sektor.

Perry është një nga anëtarët e vjetër të kabinetit qeveritar dhe më parë ka shërbyer si guvernator i Teksasit. Ai do të “ndjekë interesa të tjera”, tha Trump, duke shtuar se Perry bëri një “punë të jashtëzakonshme” dhe duke e quajtur atë një mik.

Një vendas i Luizianës, Brouillette shërbeu në ushtrinë amerikane përpara se të transferohej në “Capitol Hill” për të punuar për kongresmenin Billy Tauzin, duke ndihmuar të shkruante atë që do të bëhej “Akti i Politikës së Energjisë i 2005-ës”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *