Vendosni fjalën kyçe....

“Turqia do i “shtypë kokat” e luftëtarëve kurdë që nuk tërhiqen nga Siria veriore brenda 120 orësh” – Erdogan


“Forcat kurde kanë pesë ditë për të lënë veriun e Sirisë”, ka thënë presidenti turk, Erdogan, duke paralajmëruar se ata që nuk e zbatojnë ultimatumin e tij do të shfarosen.

Duke folur të shtunën, Erdogan u zotua se Turqia do të “shtypte kokat” e milicive kurde që ende kontrollojnë zonat e veriut të Sirisë, dhjetë ditë pasi Ankaraja filloi një operacion ushtarak ndërkufitar në rajon.

Një armëpushim i brishtë po vendoset aktualisht midis milicive të mbështetura nga turqit dhe kurdëve. Sidoqoftë, të dy palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për provokime dhe shkelje të armëpushimit.

Armëpushimi i përkohshëm ka për qëllim të sigurojë kohë për Forcat Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët për të lënë “zonën e sigurt” për të cilën Turqia thotë se do të shtrihet më shumë se 30 kilometra thellë brenda Sirisë.

Erdogan konfirmoi gjithashtu se ai do të diskutojë mbi situatën e tensionuar në Siri me presidentin rus, Putin, javën e ardhshme në Soçi.

Moska ka bërë thirrje për tërheqje nga të gjitha palët. Putini ka thënë se tërësia territoriale e Sirisë duhet të rivendoset plotësisht dhe të gjitha forcat e huaja duhet të tërhiqen, përfshirë ushtrinë ruse, nëse Damasku vendos se nuk ka nevojë për ndihmën e Moskës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *