Vendosni fjalën kyçe....

Zoran Zaev: Për katër muaj rresht kërkova takim me Macron, por s’pata sukses


Pas përgjigjes negative për hapjen e negociatave, kanë nisur të dalin dhe prapaskenat e procesit të lobimit të zyrtarëve me krerët e BE-së.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, tha sot se ai kishte kërkuar disa herë me ngulm një takim me presidentin Francez Emmanuel Macron, por tentativat e tij kishin rezultuar pa sukses.

 “Kam kërkuar takim me presidentin francez Emanuel Makron dhe përmes ambasadorit francez në vendin tonë, Kristian Timonie, për katër muaj – por nuk kishte sukses. Gjithmonë dëshiroj të takohem me presidentin e Francës, një vend i madh, mbi gjitha një mik i shkëlqyeshëm i Maqedonisë së Veriut. Besoj se në të ardhmen do të kemi mundësi për të biseduar “, tha Zaev, citon Alsat.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut mbajti përgjegjësi pas përgjigjes negative për negociatat, dhe duke mbajtur premtimin propozoi zgjedhje të parakohshme.

Ndërkohë nga ana e kryeministrit Edi Rama nuk kemi një mbajtje të tillë përgjegjësie. Kryeministri i Shqipërisë ka bërë përgjegjëse Francën pse Tirana s’po mundet dot të ecë drejt integrimit europian.

Madje, ministri Gent Cakaj, tha se Maqedonia po shkon në zgjedhje pasi kryeministri i atjeshëm ka dhënë garanci se do të hapen negociatat kurse në Shqipëri jo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *