Eskorta e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, është aksidentuar në Shqipëri.
Eskorta që që shoqëronte mjetin me të cilin lëvizte Kurti është përplasur në rrugën Tiranë-Durrës, shkruan “Gazeta Express”.
Kurti qëndroi në Tiranë mbrëmjen e sotme për të festuar fitoren e VV-së në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
Lajmi është pohuar edhe Lëvizja Vetëvendosje sipas së cilës aksidenti ka ndodhur por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
“Gjithçka është në rregull, ka qenë një aksident pa lëndime njerëzore”, thuhet nga Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas JOQ, që ka publikuar edhe një foto të pretenduar të aksidentit, makina e Kurtit është përplasur me një mjet të Policisë Rrugore.