Tre ushtarë amerikanë humbën jetën ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur pas një aksidenti gjatë stërvitjes në “Fort Stewart” të Georgias të dielën, sipas zyrtarëve.
“Fort Stewart” tha në një njoftim se gjashtë ushtarë të Brigadës së parë të blinduar u përfshinë në incidenti, kur një mjet luftarak “Bradley” të cilin po e ngisnin u përfshi në një aksident në orët e para të së dielës.
“Sot është një ditë e zezë për Divizionin e 3-të të Këmbësorisë dhe të gjithë komunitetin e “Fort Stewart”, pasi të gjithë jemi të dërrmuar pas një aksidenti këtë mëngjes në zonën e stërvitjes “, tha komandanti i bazës, Gjeneral Majori, Toni Aguto.
Tre nga gjashtë ushtarët u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tre të tjerët u dërguan në spitalin e ushtrisë, ku po mjekohen dhe vlerësohen për plagët e tyre.
Emrat e ushtarëve ende nuk janë publikuar ende, në pritje të identifikimit të tyre nga ana e anëtarëve të familjes.