Presidenti serb, Vuçiç, ka deklaruar se askush nuk e ka ofruar ndarjen e Kosovës apo korrigjim të kufijve me Prishtinën zyrtare.
Në një intervistë për “TVPrva”, kreu i shtetit serb ka thënë se administrata e tij ia ka dalë mbanë që ta kthejë çështjen e Kosovës në dyert e shteteve të mëdha.
Vuçiç pohoi se e ka kuptuar cila është ideja amerikane dhe cila ajo evropiane për Kosovën, dhe se nuk është i lumtur me to, shkruan “Lajmi.net”.
“Nuk jam i lumtur me rezultatin siç e shohin amerikanët, nuk do ta komentoja atë. Por, ia kemi dalë ta kthejmë Kosovën tek dyert e mëdha, kur kjo çështje për shumëkënd ka qenë e përfunduar
“Njerëzit më lehtë e kanë të thënë “jemi kundër ndarjes apo demarkacionit”, por kush na ka ofruar këtë neve? Askush asnjëherë nuk na ka ofruar demarkacion, fatkeqësisht, sepse për ta Kosova është e tërë, e pavarur dhe pikë”, tha Vuçiç për “TVPrva”.
Vuçiç shtoi se serbët nuk janë të gatshëm ta dëgjojnë të vërtetën dhe se pëlqejnë të dëgjojnë përralla, duke theksuar se ai nuk do i gënjejë njerëzit e tij.