Kryetari i PD-së, Basha, është nisur për një vizitë 3-ditore në SHBA.
Gjatë qëndrimit të tij përtej oqeanit, kryedemokrati pritet të ketë takime me senatorë të DASH-it dhe me zyrtarë të tjerë të administratës amerikane.
Në këtë takim në SHBA, ku do qëndrojë deri më 23 tetor, Basha shoqërohet nga Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Kashahu.
Vizita e Bashës në SHBA vjen kur vendi është ende në krizë të thellë institucionale, politike e ekonomike.