Aktivistë të maskuar hodhën bomba “Molotov” ndaj një stacioni policie gjatë demonstratës së fundit antiqeveritare në Hong Kong. Policët përdorën gaz lotsjellës për të provuar të rivendosin rendin në rrugët e rrethuara të qytetit.
Pamjet e publikuara nga “Ruptly” tregojnë disa protestues që hedhin bomba benzinë mbi gardh rreth stacionit të policisë Tsim Sha Sui, duke shkaktuar flakë të vogla rreth kompleksit.
Policia arriti ta shuajë zjarrin dhe përdori gazin lotsjellës dhe topa uji në përpjekje për të shpërndarë turmën.
Në një video tjetër, protestuesit hedhin një koktej “Molotov” ndaj një grupi policësh, duke u vënë zjarr këpucëve të oficerëve.
Territori gjysmë-autonom është tronditur nga demonstratat që nga marsi. Fillimisht protestat nisën kundër një projektligji ekstradimi me Kinën kontinentale, por që prej atëherë kërkesat janë shtuar dhe protesta janë bërë gjithnjë e më të dhunshme, me aktivistët që kanë marrë një qëndrim më të gjerë anti-Pekin.