Është ndaluar 17-vjeçari në Lushnjë i cili akuzohet se përplasi për vdekje 64-vjeçarin, Fatmir Muça dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Sipas bluve, adoleshenti me iniciale J.G. ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Mercedes-Benz” kur dyshohet se ka përplasur viktimën, që po ecte me biçikletë në rrugën Tre Urat-Çermë.
Njoftimi i policisë
Në vijim të informacionit paraprak ku në aksin rrugor “Tre urat-Çermë”, u aksidentua me pasojë vdekjen 64-vjeçari F.M, policia bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit i cili u largua nga vendngjarja.Sot rreth orës 14:10, në aksin rrugor “Tre urat-Çermë”, shtetasi J.G, 17 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin F.M, 64 vjeç, nga Zhamë Sektor, i cili ka qënë duke udhëtuar me biçikletë. Pas aksidentit, shtetasi J.G u largua nga vendngjarja por më pas u bë shoqërimi i tij në Komisariatin e Policisë Lushnje dhe po kryhen veprimet proceduriale.