Vendosni fjalën kyçe....

Goditi me sende të forta të riun, ndalohet 33-vjeçari në Tiranë


Një person është arrestuar në Tiranë pasi plagosi me sende të forta një 28-vjeçar.

Uniformat blu arrestuan së bashku me 33-vjeçarin F.K edhe dy persona të tjerë.

28-vjeçari me iniciale A.D ndodhet në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme.

Dy personat kanë kundërshtuar dhe goditur forcat e policisë.

Njoftimi i policisë:

Plagos një shtetas për motive të dobëta me mjete të forta, vihet në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6.

Në pranga dhe dy shtetas të tjerë, të cilët kanë ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë që mos të arrestonin dhe shoqëronin në Komisariat autorin e plagosjes.

Nga specialistët për parandalimin dhe hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, i shtetasit:

– F. K., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Në vendin e quajtur “Fushë-Mëzez” ky shtetas për motive të dobëta ka goditur me grushte dhe mjete të forta shtetasin A. D., 28 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e traumës nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” dhe “Goditja për shkak të detyrës”, shtetasit:

– F. D., 39 vjeç;

– H. H., 35 vjeç (të dy banues në Tiranë).

Këta dy shtetas në momentin e arrestimit të shtetasit F. K., kanë ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, punonjësit e “Forcës së Posaçme Shigjeta” të cilët do bënin shoqërimin e shtetasit F. K., për në Komisariat.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *