Telefonët janë ndaluar në të gjitha kolegjet dhe universitetet në Uttar Pradesh, një shtet në veri të vendit, sepse qeveria rajonale pretendon se studentët kalojnë shumë kohë në pajisjet e tyre mobile.
Drejtoria e Arsimit të Lartë të Shtetit lëshoi një qarkore ku njoftonte rregullin e ri, i cili vlen si për studentët ashtu edhe për stafin në të gjitha kolegjet universitare dhe universitetet.
“Ndalimi i mjeteve “të zgjuara” ka për qëllim krijimin e një “ambienti më të mirë mësimor për studentët në të gjitha kolegjet dhe universitetet në shtet.” – tha drejtoria.
Kjo masë u vendos pasi qeveria arriti në përfundimin se studentët e rinj kishin probleme të përqendroheshin në studimet e tyre. Është e paqartë se çfarë dënimi do të jetë nëse një student ose anëtar i stafit të fakultetit kapet duke përdorur një pajisje “të zgjuar” në kampus.
Sipas mediave lokale, masa ekstreme ka të ngjarë të jetë propozuar nga kryeministri i Uttar Pradesh, murgu indian dhe nacionalistit hindu, Yogi Adityanath, i cili tashmë ndalon përdorimin e telefonave celularë gjatë mbledhjeve të kabinetit.
Kjo ndalesë raportohet se u zbatua sepse ministrat u kapën duke lexuar mesazhe në “WhatsApp” gjatë konsultimeve të rëndësishme qeveritare.