Vendosni fjalën kyçe....

Orban: Hungaria do përdorë forcën nëse Turqia hap portën për emigrantët


Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban paralajmëroi se do të “përdorë forcën” për të mbrojtur kufijtë e saj jugorë nga valët e emigrantëve nëse Turqia realizon kërcënimet për dërgimin e 3.6 milionë personave në Evropë.

Duke folur për televizionin privat në Hungari HirTV, Orbán paralajmëroi se “nëse Turqia largon  qindra mijëra të tjerë atëherë do të duhet të përdorim forcë për të mbrojtur kufirin hungarez dhe kufirin serbo-hungarez, dhe nuk dëshiroj për askënd që duhet të përdorim atë.

Komentet e Orban vijnë pasi presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, vazhdoi të kërcënonte Bashkimin Evropian që të mos kundërshtonte veprimet e tij në Siri: “Unë e them përsëri. Nëse përpiqeni ta etiketoni këtë operacion si një pushtim, është shumë e thjeshtë: ne do të hapim portat dhe do të dërgojmë 3.6 milion refugjatë në vendet tuaja“.

Orbán përfundoi se “javët e ardhshme do të vendosin se çfarë do bëjë Turqia me këta njerëz. Ai mund t’i drejtojë ata në dy drejtime: t’i kthejë në Siri ose t’i drejtojë për në Evropë“.

Nëse Turqia zgjedh këtë të fundit, këta njerëz do të arrijnë në kufirin jugor të Hungarisë në një masë të madhe” paralajmëroi Orbán – duke rekomanduar që BE të sigurojë më shumë fonde për Turqinë për të ndihmuar në rindërtimin e qyteteve siriane.

Në mes të krizës së emigrantëve në 2015 qindra mijëra njerëz nga Lindja e Mesme, Azia Jugore dhe Afrika u drejtuan në kufirin jugor të Hungarisë dhe më pas në brendësi të Evropës.

Hungaria ishte në gjendje të zvogëlonte vendkalimet e paligjshme me 99 përqind pasi Kryeministri Orbán mbylli kufirin jugor të vendit me Serbinë, duke bllokuar në mënyrë efektive rrugën kryesore të migracionit në Ballkan. Gjatë periudhës dy vjeçare pas ndërtimit të murit, vendkalimet kufitare ranë nga 391,000 në 2015 në vetëm 1,184 në 2017.

Kryeministri Orbán dhe Presidenti Erdogan kanë vendosur të takohen në Budapest muajin tjetër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *