Ekipi i futbollit meksikan të Veracruz organizoi një protestë të çuditshme në fushë kundër pagave të papaguara, një veprim që u kushtoi atyre dy gola të shënuar nga kundërshtarët gjatë bojkotit.
Lojtarët e Veracruz refuzuan të lëvizin për katër minutat e para të lojës së tyre në shtëpi kundër Tigres të premten, në përpjekje për të tërhequr vëmendjen e publikut për problemin se nuk u janë paguar rrogat e tyre në klub.
Ndërsa lojtarët qëndruan të palëvizshëm, kundërshtarët e tyre morën përparësi të plotë, duke shënuar dy herë gola në minutat e hapjes. Mikpritësit, të cilët filluan të luanin vetëm pasi pësuan golin e dytë, arritën të shënojnë por u mundën 3-1.
“Lojtarët donin të dërgonin një mesazh që nuk u diskutua, por ata janë në të drejtën e tyre,” tha pronari i Veracruz, Fidel Kuri.