Maqedonia e Veriut do u drejtohet kutive të votimit 12 prillin e vitit të ardhshëm në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Vendimi është marrë pas takimit të liderëve të partive kryesore politike në vendin fqinj.
Kryeministri Zaev deklaroi tha se vendimi ishte unanim dhe ishte marrë me miratimin e të gjitha partive.
“Propozimi jonë ishte që 22 ose 29 dhjetor të shkojmë në zgjedhje sepse në atë mënyrë në atë periudhë mund ta realizojmë procesin zgjedhor dhe më pas të presim edhe ratifikimin e protokollit nga na e Spanjës dhe ne të kemi parlament funksional. Kishte reagime nga opozita se nuk mund të ketë 100 qeveri teknike, andaj pastaj u shqyrtua, marsi, prilli, e kështu me radhë dhe me konsensus u vendos që 12 prilli të jetë data kur do të mbahen zgjedhjet”, deklaroi Zoran Zaev, raporton Alsat.