Vendosni fjalën kyçe....

“Ringjallet” Hummer, nis prodhimi i modeleve elektrike


Makina ikonike e ushtrisë amerikane, e përshtatur prej kohësh për publikun, “Hummer”, së shpejti mund të kthehet sërish në skenë, kësaj here duke ofruar një model elektrik.

“Reuters” raporton se “General Motors” do të fillojë prodhimin e modelit elektrik që mund të dalë në treg në vitin 2021 dhe kjo mun të përfshijë rindërtimin e markës “Hummer”.

“GM” e ndali prodhimin e modeleve “Hummer” në vitin 2010 gjatë problemeve financiare.

Në qershor, presidenti i kompanisë, Mark Reuss, tha se kompania po risheh prodhimin e një modeli elektrik që do përqafohej nga të apasionuarit pas markës “Hummer”.

Sipas burimeve të “Reuters”, plani i “GM” është të fillojë prodhimin në shkallë të vogël të një kamionçine në 2021, e ndjekur nga një model me performancë të lartë në 2022 dhe një SUV në 2023.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *