Arkeologët egjiptianë kanë hapur një numër arkivolesh të mbyllura që i zbuluan aksidentalisht në fillim të kësaj jave. Brenda gjetën mumjet e burrave, grave e fëmijëve, të gjitha në gjendje të shkëlqyeshme.
Tridhjetë sarkofagë u zbuluan nën një tumë prapa “Necropolis Asasif” në bregun perëndimor të lumit Nil nga shkencëtarë vendas, të cilët po kryenin një gërmim.
Njëri nga arkeologët vuri re diçka nën rërë, e cila më vonë doli të ishte fytyra e një arkivoli antik. Gërmimet e mëtejshme zbuluan një grupt të tërë sarkofagësh prej druri të zbukuruar me piktura shumëngjyrësh dhe mbishkrime.
Brenda arkivoleve kishte mumje të priftërinjve meshkuj dhe femra, si dhe fëmijë e varrosjet datojnë që nga shekulli i 10 para Krishtit nën sundimin e dinastisë 22-të Faraonike.
Gjinia e mumjeve u përcaktua nga forma e duarve të tyre, pasi burrat ishin vendosur me pëllëmbë të mbyllura, ndryshe nga gratë.