Ka përfunduar mbledhja e kreut të PD-së Lulzim Basha me aleatët e opozitës së bashkuar të zhvilluar në selinë blu.
Nga përfundimi i mbledhjes opozita e bashkuar ka mbajtur një qëndrim se “me Ramën në krye të qeverisë dëmtohet procesi i integrimit”.
“BalkanWeb” raporton se në takimin me kryetarin e PD, Lulzim Basha, aleatët opozitarë i konsideruan 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu si udhërrëfyesin që Shqipëria duhet të ndjekë pa vonesa, në mënyrë që të bindë vendet anëtare për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.
Gjithashtu aleatët kanë ndarë të njëjtin mendim me kreun e opozitës, Lulzim Basha, se vendit i duhen zgjedhje të parakohshme, për të pasur një qeveri të re që udhëheq integrimin evropian.