Një sasi prej 298 tonësh karburant është bllokuar nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial, në bashkëpunimin me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.
Sasia e lartpërmendur e karburantit është bllokuar në një vendburim në Bashkinë Finiq, pasi ishte jashtë standardeve të tregtimit. Nga kontrolli i ushtruar në këtë vendburim u konstatua se mungonte vërtetimi teknik, si dhe u evidentuan probleme me cilësinë e produktit.
Në aksion morën pjesë Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Balluku, kryeinspektori Abrija e zv.drejtori i Doganave, Kalaja. Balluku tha në fjalën e saj se aksionet kundër informalitetit do vijojnë edhe në javët në vijim në gjithë territorin e vendit.
Nga analizat doli se sasia prej 298 tonësh karburant që u bllokua në këtë pikë vendgrumbullimi kishte parametra të pazakontë sa i takon nivelit të squfurit por edhe nivelit të flakërimit.