Vendosni fjalën kyçe....

“Çfarë dështaku” – Mitt Romney tallet keqazi pasi zbulohet se përdorte adresë false në Twitter


Senatori Mitt Romney është tallur keqazi të dielën në mbrëmje pasi një raport i ri zbuloi se ai kishte përdorur një adresë sekrete në Twitter për t’u mbrojtur nga kritikat në rrjetin social, shkruan “The Daily Wire”.

Gjatë një interviste me “Atlantic”, Romney zbuloi se kishte një adrese sekrete në Twitter.

“Ky është lloji i gjërave që bën ai” – tha Romney teksa ngrinte supet dhe pastaj u çua për të marrë iPad-in nga tavolina.

Më tej ai shpjegoi se përdorte një adresë sekrete në Twitter.

“Si më thërrisnin ata, një person që fshihet” – tha ai.

“Nuk do e jap emrin e adresës” – shtoi më tej Romney që pohoi se ndiqte 668 persona në Twitter.

Duke punuar në tabletin e tij ai përmendi disa nga adresat që ndiqte duke përfshirë gazetarë, komedianë dhe sportistë.

Presidenti Trump nuk ishte mes adresave që ndiqeshin prej tij.

“Ai poston shumë në Twitter” – tha Romney, duke e krahasuar presidentin me njërën nga mbesat e tij që poston shumë foto në Instagram.

“E dua mbesën time, por mendoj se poston shumë”.

Disa orë më vonë revista “Slate” publikoi një lajm sipas të cilit adresa sekrete në Tëitter ishte zbuluar dhe ajo ishte nën emrin Pierre Delecto.

Sipas lajmit, adresa ishte hapur në korrik të vitit 2011 , një muaj pasi Romney shpalli kandidaturën e tij për president.

Pjesa më gazmore e së gjithës është fakti se teksa Romney e krahasonte Trump me mbesën e tij, duke e quajtur fëmijë të parritur, vetë përdor një adresë sekrete për t’u mbrojtur ndaj kritikëve.

Në një postim në muajin qershor, teksa majtistja Solead O’Brien shkruante për Romney: “Mungesë e potës e busullës”, ai komentonte me anë të adresës false: “Republikani i vetëm që goditi Trump pas raportit të Muller, i vetmi që goditi karakterin e Trump, atëherë Soledad mendon ende se Romney nuk ka busullë?”

Romney është kritikuar gjerësisht në rrjetet sociale për këtë zbulim, me republikanin Arthur Schwartz që shkruante: “Çfarë dështaku!”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *