
Personi në foto quhet Ben Saunders, i cili ka bërë një dokumentar mbi të qenurit transgjinor. Ai kontaktoi kompaninë e produktit sanitar për gratë, në qershor, duke iu ankuar se edhe transgjinorët kalonin menstruacione.
Prodhuesi i produkteve të grave “Always” është vënë në qendër të sulmeve nga transgjinorët (gratë e kthyera në burra) dhe për t’i bërë qejfin atyre, u detyrua të hiqte simbolin “diskriminues” nga paketimi.
Kompania do të heqë simbolin e njohur botërisht nga dhjetori, pas një sulmi në “Twitter” ku transgjinorët këmbëngulnin se gratë nuk janë të vetmet që përjetojnë menstruacione. Sepse ata nuk e konsiderojnë më veten gra, por burra pas transformimit të tyre.
tw// periods
hi @Always i understand that you guys love girl positivity but please understand that there are trans men that get periods, and if you could please do something about the
symbol on your pad packaging, i’d be happy. i’d hate to have any trans males feel dysphoric.
— jocelyn ✰ (@phiddies) October 13, 2019
Por edhe pse vendimi i kompanisë për të hequr simbolin femëror mund të ketë qetësuar një numër aktivistësh transigjorë, ka zemëruar pjesën më të madhe të klientëve të kompanisë, domethënë gratë.
Julie Bindel nga fushata e feministëve tha se masa e marrë nga kompania, është “mohim i ekzistencës” së grave.
“Tani po shkojmë drejt eliminimit të plotë të biologjisë së grave. Simboli i grave është përdorur nga feministet për dekada të tëra. Kjo është frikë e pastër dhe sinjalizim i virtytit nga këto marka të mëdha të korporatave, që po kapitullojnë në axhendën trans “- tha ajo, citon RT.
Nxitimi për t’u pajtuar me komunitetin transgjinor dhe aktivizmi ekstrem, sipas disa komentuesve që thonë se janë vetë trans, më shumë po e dëmton sesa po e ndihmon këtë komunitet.