Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania Spiegel komenton negociatat: Reformat në Shqipëri kanë ngecur, qeveria dyshohet se fitoi zgjedhjet me krimin


Gazeta gjermane Spiegel nëpërmjet një shkrimi ka komentuar mos-hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Integrimi kundër reformave – me këtë premtim, të shpallur në “Agjendën e Selanikut” të vitit 2003, Bashkimi Evropian ka premtuar anëtarësimin në BE për gjashtë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Jo zyrtarisht, ky premtim ka qenë në diskutim për ca kohë, sepse lodhja e zgjerimit është përhapur në të gjithë Unionin.

Por tani BE për herë të parë ka bërë një thyerje të hapur të fjalës: për shkak të një vetoje nga Franca, Shqipëria dhe Maqedonia nuk mund të fillojnë negociatat e pranimit në BE, pavarësisht premtimit.

Vendimi i samitit të BE të premten e kaluar shkaktoi në tërësi hidhërim në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pasojat politike të refuzimit mund të jenë serioze, dhe shumë liderë të BE-së tashmë folën për një “gabim historik”.

Veçanërisht i hidhur është mos fillimi i negociatave të pranimit për Maqedoninë. Vendimi i Brukselit shkaktoi krizë politike në vend – Udhëheqësi socialist Zoran Zaev foli për një “padrejtësi të madhe historike” dhe njoftoi zgjedhje të parakohshme prillin e vitit të ardhshëm dhe dorëheqje në muajin janar.

Në janar, Maqedonia ndryshoi emrin e saj në “Maqedoninë e Veriut” pas gati tre dekadash mosmarrëveshje të vazhdueshme me fqinjin, Greqinë.

Kjo nuk ishte vetëm një ngjarje që ndodh një herë në historinë botërore, por edhe jashtëzakonisht poshtëruese për shumicën e maqedonasve. Sidoqoftë, qeveria nën kryeministrin Zaev në të ashtuquajturën marrëveshje e “Prespës” përfundoi këtë kompromis të dhimbshëm historik, për të hapur rrugën për negociatat e pranimit me BE-në.

Prishja e tabusë mund të bëhet normë

Për më tepër, Maqedonia e Veriut aktualisht është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që po bën seriozisht reforma themelore demokratike dhe të sundimit të ligjit. Procesi është delikat dhe shoqërohet nga shumë pengesa. Një skandal i rëndë korrupsioni ka tronditur vendin për disa muaj tani. Sidoqoftë, që nga “Revolucioni Shumëngjyrësh” i suksesshëm i vitit 2016, Maqedonia ka qenë shembull pozitiv në rajon.

Sidoqoftë, nëse nacionalistët kthehen në pushtet pas zgjedhjeve të parakohshme të pranverës, rruga e vendit do të bëhet e paparashikueshme. Një gjë është e sigurt: ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili iku në Hungari në vitin 2018, nuk pati skrapime gjatë mbretërimit të tij për ta çuar vendin në luftë civile nëse ishte e nevojshme, në mënyrë që të mbetet në pushtet.

Në rastin e Shqipërisë, refuzimi i negociatave të pranimit në BE është më i kuptueshëm. Reformat në drejtësi dhe sundimi i ligjit në vend kanë ngecur, dhe kryeministri socialist Edi Rama, i cili është në detyrë që nga viti 2013, dyshohet se ka mbajtur partinë e tij në pushtet përmes krimit të organizuar, veçanërisht mafies së drogës. Vetë Rama, i njohur në Perëndim për paraqitjet e tij në atlete dhe i admiruar si një artist, kultivon një stil gjithnjë e më autoritar në politikën e brendshme.

Ndarja e negociatave të pranimit – me një zhvendosje për Shqipërinë dhe një fillim për Maqedoninë veriore – do të ishte një mundësi për BE-në të ruajë besueshmërinë e saj në rajon. Sidoqoftë, Franca gjithashtu rezistoi edhe në këtë mënyrë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *