Një sportiste indoneziane i ka lënë shikuesit me gojë hapur pasi vendosi në mënyrë të pabesueshme një rekord botëror në ngjitjen me shpejtësi.
Duke garuar në Kupën e Botës 2019 IFSC Xiamen në Kinë, 24-vjeçarja përshkoi murin 15 metra të lartë në vetëm 6.995 sekonda, duke lënë pas vetes atleten kineze.
Është hera e parë që një grua ngjit një lartësi të tillë në më pak se 7 sekonda dhe pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit me shpejtësi marramendëse duke marrë më shumë se 1 milion klikime.
Aries Susanti Rahayu theu rekordin e dikurshëm të mbajtur nga kundërshtarja e saj në finalen e fundit, Kina YiLing Song, e cila i ishte afruar më herët rekordit me 7.101 sekonda në një garë në Chongqing në prill të këtij viti.