Vendosni fjalën kyçe....

Haga thërret themeluesin e UÇK-së


Azem Syla, njëri prej figurave që ka themeluar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e që për një kohë ka qenë edhe komandant i përgjithshëm i saj është thirrur në Hagë

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, avokati i Sylës, Besnik Berisha.  “Po, është e vërtetë”, ka thënë Berisha kur është pyetur se a i ka ardhur Sylës thirrje nga Haga.

Kujtojmë se sot ka ardhur edhe një tjetër fletëthirrje nga Gjykata Specialja, për ish-eprorin e lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish agjentin e SHIK-ut, Naim Miftarin.

Ai është thirrur nga Tribunali Special në cilësinë e dëshmitarit. Ai ka deklaruar se nuk e ka problem edhe po të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit, pasi luftën e UÇK-së e vlerëson të drejtë.

Miftari ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se do të “mbikëqyret” nga një avokat nga Britania, ndërsa Gjykatën Speciale e cilëson si të padrejtë.

“Të dashur miq, ju njoftoj se javën e ardhshme do të udhëtojë drejtë Holandës. Gjykata Speciale Ndërkombëtare me seli në Hagë, me ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit, për krimet e Luftës në Kosovë. Marrja në pyetje do të zgjatë tre ditë. Do të jem i gatshëm të përgjigjem pa kurfar problemi edhe «si i dyshuar», nëse një gjë të tillë e kërkon gjykata, pasi unë gjatë luftës isha pjesëtarë dhe epror në strukturat e UÇK-së dhe jam shum krenar për kët dhë për at kohë”, ka shkruar Miftari.

Ndërkaq vetëm gjatë javës së kaluar, tetë ish komandantë dhe pjesëtarë të UÇK-së kanë bërë të ditur se janë thirrur për tu marrë në pyetje nga Gjykata Specialja, ndërkohë që deri më tani, numri i përgjithshëm i të thirrurve ka shkuar mbi 100.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *