Vendosni fjalën kyçe....

Jennifer Lawrence martohet në kështjellën 800-vjeçare të “pushtuar nga fantazmat”


Aktorja Jennifer Lawrence është martuar me të fejuarin e saj, drejtorin e galerisë së arteve, Cooke Maroney.

Sipas “Entertainment Tonight” fituesja e çmimit Oskar dhe Maroney u martuan në një kështjellë 800-vjeçare në Rhode Island të shtunën. Një kështjellë e cila sipas legjendave, përflitet se ka fantazma.

Adele, Cameron Diaz, Sienna Miller, Ashley Olsen dhe Emma Stone raportohet se kanë qenë në mesin e të ftuarve për ditën e madhe të çiftit.

Sipas asaj që raporton “People”, atmosfera e martesës ka qenë me temën e “kopshteve të dimrit”. Po ashtu thuhet se dita e dasmës filloi me një barbekju përpara ceremonisë, për të vazhduar më pas me një koktejl, darkë dhe një festë deri në mëngjes.

Lawrence dhe Maroney shpallën fejesën tetë muaj më parë. Këtë shtator nisën spekulimet se Lawrence dhe Maroney tashmë ishin martuar pasi u panë duke dalë nga zyra e gjendjes civile në New York City, të shoqëruar nga një mik i tyre, fotografi Mark Seliger dhe rojet e sigurisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *