Vendosni fjalën kyçe....

Komuniteti trans tani kërkon edhe ekskluzivitetin e shëndetit menstrual


Hapësirat e grave përsëri po përballen me pushtim nga radikalët transgjinorë, por kësaj radhe jo në atletikë por te shëndeti menstrual. I cili është ndoshta vendi i fundit që i përket një burri biologjik.

Një event i kësaj të shtune i quajtur “Dita Kombëtare e Periodave” kishte për qëllim ndërgjegjësimin e grave në varfëri që kanë vështirësi në përballimin e produkteve themelore menstruale, por si çdo gjë tjetër në këto ditë, transgjinorët morën ekskluzivitetin e bisedave.

Burrat trans (biologjikisht femra) bërtisnin se si edhe burrat mund të kenë menstruacione. Klithmat e tyre i ka dëgjuar për disa muaj kompania “Procter & Gamble “, marka që prodhon tamponët dhe letrat “Always”. Produktet e tyre tani do të heqin nga paketimi simbolin femëror duke nisur nga janari i vitit 2020. Një veprim i cili i ka mërzitur mjaft gratë dhe vajzat.


Ndërkohë, në anën tjetër të spektrit, gratë trans (biologjikisht burra) u përpoqën të vidhnin vëmendjen për ta kthyer të gjithën këtë te vetja, dhe në disa raste madje kishin guxim të pretendonin se edhe ata kalonin menstruacione. Diçka që unë, si trans që jam për vete, mund ta konfirmoj se nuk është realitet.

Unë e di se jetojmë në një botë me tronditje të përmbysur që po vazhdon të zbresë në absurditet, por kjo nuk e ndryshon faktin që menstruacionet janë akoma një veçori biologjike femërore. Menstruacioni është kur mitra derdh inde të trasha e gjak. Po i kursej detajet me gjakun, por kjo nuk është diçka që i ndodh dikujt me penis. Dhe nëse nga penisi po rrjedh gjak, ky nuk është menstruacion por infeksion.

Të qarat nga komuniteti trans kanë helmuar më tej ligjërimin mbi shëndetin e grave. Individët që diskutojnë për çështje që i shqetësojnë vetëm ata, tani sulmohen pse nuk i përfshinë të gjitha gjinitë në temat e tyre.

Burrat nuk kalojnë perioda. Burrat trans po, por ata janë gjithashtu biologjikisht gra, pra e kundërta e asaj që identifikojnë veten. Një situatë e trishtuar që i lë gratë të paafta të diskutojnë për shëndetin e tyre pa u sulmuar.

Siç kam shkruar edhe më parë, komuniteti trans ka shkuar shumë larg. Mjaft keq ishte kur ata filluan të thonin se ishte “transfobike” po të mos kryeje marrëdhënie me to, por të paktën kjo mund të kthehej lehtësisht në një pikë talljeje dhe pak njerëz e morën seriozisht.

Por gjërat në lidhje me menstruacionet kanë filluar të ndikojnë në botën reale. Të frikësuar nga reagimet, një kompani miliarda dollarëshe iu dorëzua kërkesave pa u menduar dy herë.

Llogaria në Twitter që duket se ka nisur të gjithë këtë në muajin korrik ka vetëm 450 ndjekës, dhe postimi i saj nuk u rrit kurrë më shumë se 17 pëlqime dhe 3 shpërndarje. Megjithatë, koorporata e fuqishme u gjunjëzua dhe bëri çfarë i kërkoi një anëtar i komunitetit trans.

Një veprim i cili vetëm sa fshin ndarjen midis gjinive dhe e bën shëndetin e grave të mos jetë më për to. Çfarë vjen pastaj, mos duhet që gratë biologjike të kenë nevojë të kontrollojnë testikujt e tyre joekzistentë për kancer, vetëm që mos t’i bëjnë gratë transgjinore të ndjehen më pak në siklet? Unë shpresoj që jo, por në botën e sotme të kllounëve, nuk i dihet.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e RT/ Përshtati në shqip Hashtag.al

(*Sophia Narwitz është një shkrimtare dhe gazetare nga SHBA)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *