Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: 9 kushtet e Gjermanisë agjenda e opozitës për të shkuar në zgjedhjet e parakohshme


Pas përfundimit të mbledhjes së opozitës së bashkuar të zhvilluar në selinë blu, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka deklaruar se 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman janë agjenda që do ndjekë opozita,

Sipas Kryemadhit, shkaktar i situatës së rënduar politike është Rama.

Më tej kryetarja e LSI-së theksoi se opozita do punojë që të fitojë besimin e njerëzve dhe më pas do shkojnë në zgjedhje të parakohshme.

Kanë qenë partnerët tanë strategjikë ata që na obligojnë më shumë për të pasur një agjendë për të larguar Ramën. 9 kushtet e Bundestagut janë agjenda më e qartë që duhet të ndjekë opozita. Shkaktari i kësaj situate është Edi Rama që po largon Shqipërinë nga BE. BE e vuri Ramën përballë përgjegjësisë. Kushtet e Bundestagut e vunë para përgjegjësisë. Maqedonia  e pësoi nga Shqipëria. Ne nuk duhet të gabojmë në vazhdim. Duhet të krijojmë besimin te njerëzit për të arritur në zgjedhjet e parakohshme. Protesta do ketë dhe duhet të ketë përditë”-deklaroi Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *