Banorët e një qyteti sirian të mbizotëruar nga kurdët kanë qëlluar ndaj trupave amerikane që po tërhiqeshin nga rajoni mes përmes qytetit, me patate e domate.
Trupat amerikane kanë nisur tërheqjen nga Siria duke u vendosur në Irakun fqinj. Banorët e qytetit Qamishli bllokuan rrugën e forcave amerikane që tërhiqeshin nga Siria veriore dhe i gjuajtën me domate pas urdhrit të Presidentit Trump që ushtarët amerikanë të tërhiqen nga rajoni.
Një video e publikuar nga agjensia kurde e lajmeve tregon një kolonë të automjeteve të blinduara që kalonin nëpër Qamishli.
Banorët e zemëruar hodhën patate e domate ndaj automjeteve, duke bërtitur “Jo Amerika” dhe “Amerika gënjeshtare”, në anglisht.