Kreu i opozitës Lulzim Basha dhe kreu i qeverisë Edi Rama janë përplasur në distancë për mos hapjen e negociatave.
Postimit të kryeministrit Rama i cili me fjalët e Merkel thotë se Evropa nuk mbajti premtimin për hapjen e negociatave, kreu i ekzekutivit e krahason me fjalët e liderit të PD-së se faji rëndon mbi qeverinë.
Nga ana tjetër Basha i përgjigjet me fjalët e liderëve të shteteve të BE-së duke mbajtur qëndrimin se është plotësisht dakord me qëndrimet e tyre.
“Ne mbështesim 100% qëndrimet e liderëve të BE. Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Shqipëria meriton më të mirën. Për fat të keq ka një njeri që e pengon këtë rrugë. Ata duan ta pranojnë Shqipërinë, por në mënyrë të përsëritur ata refuzojnë Ramën”-shkruan Basha.