Një persona arriti të kapë befasisht pamjet ekskluzive të themeluesit të Wikileaks, Julian Assange, i cili po transportohej nëpër rrugët e Londrës pas seancës dëgjimore të së hënës.
Assange, 48 vjeç, kaloi shtatë vjet brenda ambasadës së Ekuadorit në Londër para se të dorëzohej pranë autoriteteve britanike, të cilët u thirrën në ambientet e ambasadës për ta marrë atë nën arrest.
Themeluesi i Wikileaks u filmua pa mjekrën e gjatë që mbante gjatë paraqitjes së tij të fundit në publik në maj, kur u dënua me 50 javë burg për skadimin e lirimit me kusht vite më parë.
Assange po mbahet në një burg britanik në pritje të seancës së tij të shkurtit 2020 për të vendosur nëse ai do të ekstradohet në SHBA për të dalë në gjyq për posedimin dhe përhapjen e informacionit të klasifikuar.