Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, ka braktisur mbledhjen që po zhvillohej pak minuta më parë.
Siç raporton “News 24”, shkak për këtë janë bërë debatet e Ibrahimit me anëtarin e KLP-së, Besnik Cani.
Në mbledhjen e ditës së sotme, ishte parashikuar përcaktimi i disa prokurorëve të përkohshëm në disa prokurori si dhe rikthimin e një tjetri në detyrën e mëparshme.
Cani ka thënë se nuk është njohur me aktet që do diskutoheshin në mbledhje dhe ky është bërë objekt debati mes tij e Ibrahimit.