Vendosni fjalën kyçe....

“Po ndjekim shtigje të ndryshme, por ne do jemi përherë vëllezër” – Harry pohon problemet me William


Princi Harry e ka pranuar në një rrëfim të ndjeshëm se ka një mosmarrëveshje midis tij dhe të vëllait, princit Ëilliam, pasi tha se vëllezërit mbretërorë po udhëtojnë dhe po ndjekin “shtigje të ndryshme”.

Buckingham Palace është përpjekur që vitin e kaluar për të mohuar një prishje në marrëdhëniet e vëllezërve, pas prishjes së Fondacionit Mbretëror, që ata e nisën së bashku.

Në një dokumentar të ri të publikuar pak kohë më parë, që u filmua ndërsa Harry dhe gruaja e tij, Meghan Markle ishin në turne në Afrikë muajin e kaluar me djalin e tyre të vogël Archie, Harry tha se gjërat ishin bërë aq të këqija për çiftin në Britaninë e Madhe, sa ata ishin të etur për t’u shpërngulur jashtë.

I pyetur për marrëdhënien me vëllain e tij të madh, për të cilin thuhet se beson se u nxitua në martesën e tij, Harry tha: “Një pjesë e këtij roli, pjesë e kësaj pune dhe kësaj familjeje duke qenë nën presionin që është mbi të, në mënyrë të pashmangshme ndodhin gjëra.”

Ndërsa gazetari e pyeti se sa nga spekulimet për vëllezërit ishin të sakta, Harry filloi të qeshë, para se të përgjigjej: “Ne jemi vëllezër, ne do të jemi gjithmonë vëllezër. Ne jemi sigurisht në shtigje të ndryshme për momentin por unë gjithmonë do të jem aty për të dhe, siç e di, ai do të jetë gjithmonë atje për mua. Ne nuk shihemi aq sa jemi parë më parë sepse jemi kaq të zënë, por unë e dua shumë dhe shumica e gjërave kanë dalë nga asgjëja. Si vëllezër, ne kemi ditë të mira, kemi ditë të këqija.” – tha më tej Harry.

Përplasja besohet se nisi vitin e kaluar kur Harry akuzoi vëllain e tij të madh se nuk e mbështeti atë dhe Meghan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *