Fermerët e Lushnjës kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë.
Ata kanë dalë në rrugët e qytetit dhe i kërkojnë qeverisë që t’i subvencionojë pasi po hasin shumë vështirësi.
Fermerët kërkojnë që qeveria të kthejë sytë nga puna e tyre.
Siç raporton “Balkanweb”, fermerët kërkojnë një pikë grumbullimi për prodhimet e tyre ndërsa kanë shpalosur edhe kërkesa të tjera si subvencionimi i naftës etj.
Ata mbanin në duar pankarta të shumta dhe bllokuan rrugën kryesore për disa minuta ndërsa theksojnë se nuk do tërhiqen deri në përmbushjen e kërkesave.