Vendosni fjalën kyçe....

Rama i përgjigjet Bashës: S’keni lënë gurë pa luajtur për të dështuar procesin


Pas deklaratave të kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili i kërkoi të jepte dorëheqjen duke marrë shembull nga Zoran Zaev, Edi Rama ka reaguar nga selia rozë.

I pyetur nga gazetarët, Rama tha se opozita ka bërë çmos për të marrë një përgjigje negative për negociatat duke e bërë të qartë se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë.

“E çfarë do të them unë në këtë rast, këtu nuk ka asgje të re ato kanë punuar shumë fort dhe nuk kanë lënë gurë pa luajtur për të dështuar procesin. Nuk ja kanë dalë sepse ne kemi arritur të kapërcejmë pengesën e ngritur artificialisht duke marrë mbështetejen e fuqishme të kancelares dhe të Gjermanisë. Faktikisht qoftë Maqedonia e Veriut, qoftë Shqipëria, si rezultat i një përplasjeje të brendshme në tryezën e familjes europiane. Ky ishte një konflikt mbi të ardhmen e BE-së. Detyrat tona janë shumë të qarta. E kam thënë përpara se të merrej vendimi. Siç e shikoni dielli ka dalë përsëri, dita ka filluar dhe ne do vijojmë pa asnjë lëkundje. Këtë do bëjmë.”- u shpreh Rama.

Këtë deklaratë Rama e bëri në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së PS-së. Përsa i përket Reformës Zgjedhore, Rama tha se do ta bënte me të gjithë ata që duan të marrin pjesë në proces, dhe se do ta votojnë në parlament.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *