Vendosni fjalën kyçe....

Stuhitë e shiut përmbytin Italinë, bllokohen rrugët dhe hekurudhat


Një stuhi e furishme ka shkaktuar probleme serioze në Milano të Italisë, ku pjesa më e madhe e qytetit është përmbytur.

Stuhi të fuqishme goditën edhe Ligurian qendrore, ndërsa është bllokuar stacioni hekurudhorë në zonat e Alessandrino dhe Ovada, ndërsa ka pasur vonesa edhe në shumë stacione të tjera.

Ndërkohë autoritete po monitorojnë nivelet e lumenjve Seveso dhe Lambro, të cilët rrezikojnë të dalin nga shtrati, ndërkohë që sistemi meteorologjik parashikon që kjo situatë të zgjasë deri në orët e para të ditës së nesërme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *