Vendosni fjalën kyçe....

Tërheqja nga rajoni, trupat amerikane bombardojnë bazat e tyre në Siri


Trupat amerikane në tërheqje nga Siria kanë bombarduar bazën e tyre në afërsi të qytetit Tell Tamer në veri të Sirisë dhe shkatërruan pajisjet në një tjetër. Objektet e braktisura kanë shkaktuar më parë jo pak siklet për Uashingtonin.

Fusha ajrore në Provincën Hasaka të Sirisë, e vendosur në kufirin turk, ishte në gjendje të mundësonte uljen  e avionëve të mëdhenj të transportit dhe helikopterë, njoftoi agjensia e lajmeve “SANA”.

Trupat amerikane e kanë bombarduar atë për të ndaluar palët ndërluftuese që ta përdorin atë. Ushtria Siriane ka hyrë më parë në Tell Tamer, sipas Damaskut, teksa trupat amerikane po tërhiqeshin.

Amerikanët gjithashtu thuhet se kanë hedhur në erë një radar në malin Abdulaziz si dhe disa nga objektet e tyre në Hasaka, përpara se të shkonin drejt kufirit sirian me Irakun.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *