France Football ka publikuar listën me kandidatët për Topin e Artë 2019 i cili do rrëzojë nga froni Luka Modric.
Mes favoritëve, është Lionel Mesi, që u shpall edhe triumfues në çmimin “The Best” akorduar nga FIFA. Ndërkohë, bashkë me rivalin e përjetshëm, Kristiano Ronaldo, të dy kërkojnë trofeun e gjastë personal.
Mes pretendentëve, është edhe Virxhil Van Dajk, mbrojtësi i qendrës që u shpall kampion Europe me Liverpulin, ndërkohë që çmimi do të jepet më 2 dhjetor, në Paris.
Lista me 20 finalistët, është përpiluar nga 180 gazetarë të zgjedhur nga revista, me nga një përfaqësues për çdo shtet. Më poshtë, lista e plotë me 30 finalistët.
Lista deri më tani:
1 – Sadio Mane – Liverpul
2 – Serxhio Aguero – Mançester Siti
3 – Frenki De Jong – Barcelona
4 – Hugo Joris – Totenhem
5 – Dushan Tadiç – Ajaks
6 – Mark-Andre Ter Shtegen – Barcelona
7 – Pierre-Emerik Aubamenajg – Arsenal
8 – Doni Van De Bek – Ajaks
9 – Trent Aleksander-Arnold – Liverpul
10 – Kilian Mbape – PSG
11 – Karim Benzema – Real Madrid
12 – Xheorxhino Uajnaldum – Liverpul
13 – Kristiano Ronaldo – Juventus
14 – Alison Beker – Liverpul
15 – Matajs De Ligt – Juventus
16 – Virxhil Van Dajk – Liverpul
17 – Hueng-min Son – Totenhem
18 – Robert Levandovski – Bajern Mynih
19 – Bernardo Silva – Mançester Siti
20 – Roberto Firminjo – Liverpul
vijon…