Një person është vrarë me armë zjarri në malësinë e Shoshit në Shkodër.
Mësohet se viktima është 55-vjeçari Lazër Arra.
Shkaku i ngjarjes së rëndë nuk dihet ende.
Policia ka mbërritur në vendin e krimit dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes.
Shkodër/Informacion paraprak
Me datë 21.10.2019, rreth orës 12:00, në fshatin Shosh, Shkodër, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi L. A. 55 vjeç, banues në fshatin Palaj, Shosh, Shkodër.
Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit.