Sekretari për Shoqërinë Civile dhe Mediat në Partinë Socialiste, Alfred Peza ka bërë deklarata raciste mbrëmjen e sotme duke komentuar mos-hapjen e negociatave.
Për Pezën argumentet e Macron se numri i lartë i azilkërkuesëve shqiptarë është i lartë nuk qëndron pasi në Paris shtetasit nga Afrika janë të një numri të lartë.
I ftuar në “Opinion” në Tv Klan, Peza u shpreh se Parisi është bërë “bardh e zi” për shkak të numrit të madh të emigrantëve.
Debati:
Endri Shabani: E di ti që në Shqipëri raporti për azilkërkues i Shqipërisë është 6.6 për 1000 banorë. I Sirisë që është në luftë është 4.4. Pra, sikur luftë të kishin bërë këtu, më pak shqiptarë do kishin shkuar të kërkonin azil.
Alfred Peza: Po nuk qëndron kjo nuk qëndron. A e ke parë Parisin? Është bërë si bluza e Juventusit bardh e zi. E ke gjithë Afrikën në Paris edhe në Francë, s’ka lidhje fare. Macroni kur shkoi në Këshillin Europian tha që problemi nuk janë vendet dhe mosplotësimi i kushteve të tyre ndaj procesit, por është fakti që Macroni do të vendosi veton përpara se të vazhdojë zgjerimi, të reformojë mekanizmin. Ai është problemi i Macronit me veten dhe me problemet e veta personale dhe me Evropën aktuale, dhe jo me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.