Ushtria ruse ka demonstuar aftësitë e sistemit mbrojtës ajror S-400 në një video të publikuar në rrjetet sociale.
Ato goditën të gjithë objektivat në një provë që u zhvillua në Kapustin Yar në rajonin jugor, Astrakhan.
Videoja nga kanali televiziv i Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, “Zvezda”, kapi ekuipazhet e S-400 që po vendoseshin në vend dhe përgatiteshin shpejt për operacionin, përpara se të identifikonin shënjestrat e ulëta dhe të qëllonin me raketa.
Sistemit iu deshën vetëm pesë minuta për t’u bërë gati për sulmin.