Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet një trup i pajetë i hedhur në një gropë, policia zbulon kush është


Një trup i pajetë është gjendur në një gropë në Lipjan. Policia e Kosovës ka zbuluar se trupi i pajetë që u gjet sot në Gadime dyshohet se është i 23-vjeçarit, Shqipdon Aliu, që u zhduk para një jave.

 “Me datën 21.10.2019 rreth orës 21:30, në fshatin Gadime e Ulët tè Lipjanit, saktësisht në një gropë (te gurthyesi i vjetër), është gjetur një trup i pajetë”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, për gazetën Express.

Hoxha tha se trupi i pajetë është gjetur pas informacioneve të qytetarëve. “Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se bëhet fjalë për personin e raportuar të zhdukur me datën 14 tetor. Kanë qenë informacionet e qytetarëve ato që kanë ndihmuar policinë të gjejnë vendndodhjen e personit, për çka i falënderojmë dhe vlerësojmë bashkëpunimin e tyre me Policinë e Kosovës”, ka thënë Hoxha.

I riu nga Lipjani kishte një javë që ishte shpallur i zhdukur nga familjarët e tij. Që nga data 12 tetor, familja nuk dinte asgjë për vendndodhjen e Shqipdon Aliut.

 Në media ishte raportuar se ai ishte djali i vetëm në familje, ndërsa ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, tha se pas zhdukjes së 23-vjeçarit i kishte vdekur babai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *