Persona të armatosur kanë grabitur me armë zyrën e postës në Fushë-Bulqizë.
Shuma e grabitur nuk dihet ende ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Mësohet se autorët janë larguar me shpejtësi pas grabitjes. Policia ka bllokuar rrugët hyrëse-dalëse dhe po ushtron kontroll për kapjen e tyre.