Vendosni fjalën kyçe....

Herezi në Vatikan? Katolikët vjedhin statujat pagane të Papës dhe i hedhin ato në lumë (VIDEO)


Një grup katolikësh të zemëruar me Papa Françeskun për adhurimin e perëndive dhe idhujve të rremë, kanë hyrë në një kishë romake dhe kanë vjedhur një koleksion të statujave amazoniane, për t’i hedhur më pas në lumin Tiber.

Në një video të publikuar nga faqja e lajmeve katolike LifeSite News, disa persona që në orët e para të mëngjesit, janë futur në kishën “Santa Maria në Traspontina” pranë Bazilikës së Shën Pjetrit në Romë, duke marrë disa statuja të drunjta dhe i kanë hedhur në lumë.

“Kjo është bërë vetëm për një arsye: Zoti ynë dhe Shpëtimtari Jezu Krisht, Nëna e tij e Bekuar dhe të gjithë ata që ndjekin Krishtin, sulmohen nga anëtarët e Kishës sonë”– tha njëri prej burrave para se të thoshte në latinisht: “Christus vincit, Christus regnat, Christus imperat!”

https://www.youtube.com/watch?v=CngoabjurIo

Veprimi i çuditshëm i këtyre burrave nuk ishte pa paralajmërim.

Në fillim të këtij muaji, Papa Françesku mori disa statuja si dhuratë nga udhëheqësit indigjenë amazonianë, të cilët morën pjesë në një ceremoni të mbjelljes së pemëve në Vatikan.

Si pjesë e ceremonisë, një grua me veshje rituale u përkul para statujave, të cilat përfaqësojnë një perëndeshë të pjellorisë me emrin Pachamama, ndonjëherë e krahasuar me Virgjëreshën Mari.


Ceremonia “gjithëpërfshirëse” shkaktoi zemërim tek një grup katolikësh, të cilët nisën të gjuanin me gurë.

Një peticion i LifeSite kishte kërkuar heqjen e dhuratave indigjene nga Vatikani, duke mbledhur më shumë se 16,000 nënshkrime, përpara se dyshja e banditëve të vendosnin ta bënin këtë me duart e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *